Opozita me aksion simbolik, vendos mbishkrime në ulëset e deputetëve të mazhorancës, “E harruat Policinë”

Pak para fillimit të seancës së jashtëzakonshme, deputetët e AAK-së dhe ata të PDK-së kanë shpërndarë disa letra në ulëset e deputetëve të LVV-së dhe në ulëset e ministrave të qeverisë

“E harruat Policinë”, është shkrimi i vendosur në foltoren e Kuvendit të Kosovës, në ulëset e deputetëve të mazhorancës e para foltores së kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Pak para fillimit të saj, deputetët e AAK-së dhe ata të PDK-së kanë shpërndarë disa letra në ulëset e deputetëve të LVV-së dhe në ulëset e ministrave të qeverisë.

Deputetët e mazhorancës nuk kanë marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme, ku pritet të diskutohet për propozim-rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të policisë.

Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, foli shefi i Grupit Parlamentar i kësaj partie, Abelard Tahiri.

Ai tha se kjo seancë është ftuar për mbështetjen e Policisë së Kosovës, ngase konsiderojnë se pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, nevojitet miratimi i një rezolute në mbështetje të Policisë së Kosovës.

“Kemi ofruar unitet dhe kemi qenë konstruktivë në dënimin e aktit që ka bërë Serbia në veri të Kosovës. Ky është vendi që sot të mbështetet Policia e Kosovës. Më shumë se kurrë sot vendi ynë do të duhej të tregonte unitet. Të qëndrojmë duarkryq dhe t’i ikim një seancë të tillë, sot për mbështetjen e policisë, siç po e shihni këtë sallë boshe nga LVV-ja, është turp i madh”.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika