Opozita uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave drejt anëtarësimit në BE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë reaguar ndaj vendimit të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se ky është një proces më se i merituar.

“Një proces më se i merituar për të dy vendet, të cilat, me punë, angazhim e reforma, kanë dëshmuar se janë gati dhe e meritojnë shansin historik për t’u bërë pjesë e BE-së”, ka shkruar Krasniqi.

Po ashtu, ai ka thënë se pas shumë vonesave, të cilat sipas tij kanë qenë disa të kuptueshme dhe disa të pakuptueshme, tani Ballkani Perëndimor ka rikthyer shpresën dhe optimizmin.

“Është lajm i mirë që Bashkimi Evropian, pas shumë vonesave, herë të kuptueshme e herë jo, më në fund ka vendosur që në Ballkanin Perëndimor të rikthejë shpresën dhe optimizmin”, ka shtuar ai.

Edi Rama, Dimitar Kovaceski, Ursula von der Leyen dhe kryeministri çek Petr Fiala, gjatë konferencës për media të martën

Ndërkaq, Krasniqi thotë se besimi i avancuar në mes të BE-së dhe rajonit, shpreson të avancojë edhe me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria sot hyn në rresht me botën demokratike perëndimore. Hapja e negociatave shënon një moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, siç është datë historike edhe për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj është shprehur optimist se ky hap do të shkurtojë rrugën e integrimit të Kosovës dhe Bosnjës.

“Dua të besoj fuqishëm se një hap i tillë e shkurton rrugën e integrimit edhe të Kosovës dhe Bosnjës, me çka do të përmbyllej projekti i përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane. Shpresojmë që hapi i parë drejt këtij integrimi të ndodhë në këtë vjeshtë me liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook

Të martën, zyrtarisht ka nisur hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE).

Në konferencën e përbashkët ndërqeveritare në Bruksel, në mes të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, atij të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, kryeministrit çek Petr Fiala dhe me presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është folur për rrugëtimin e dy shteteve deri tek arritja e hapjes së negociatave.

Rama pas hapjes së negociatave falënderon Gjermaninë dhe Francën

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika