Orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve

Kosova fillon rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve të UEFA-s me një ndeshje në shtëpi kundër Rumanisë më 6 shtator 2024, ndërsa dy ndeshjet e ardhshme do t'i luajë në udhëtim, ndaj Qipros më 9 shtator dhe Lituanisë/Gjibraltarisë më 12 tetor. Pas një ndeshjeje kthyese në shtëpi kundër Qipros më 15 tetor, Kosova udhëton në Rumani më 15 nëntor dhe përfundon fazën grupore me një ndeshje kthyese në shtëpi kundër Lituanisë/Gjibraltarisë më 18 nëntor 2024

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar tashmë orarin e plotë të gjashtë ndeshjeve që do t’i zhvillojë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Kosova e nis në shtëpi rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Kundërshtare të parë do ta ketë Rumaninë, ndeshje kjo e cila fillon në ora 20:45.

Dy ndeshjet e ardhshme Kosova do t’i luajë në udhëtim, pasi më 9 shtator luan te Qipro nga ora 20:45, ndërsa me 12 tetor nga ora 15:00 takohet me Lituaninë ose Gjibraltarin.

Telegrafi ka mësuar se dardanët ndeshjet kthyese fillojnë përsëri me një takim në shtëpi, ku më 15 tetor e presim Qipron me fillim nga ora 20:45

Në ndeshjen e pestë Kosova udhëton drejt Rumanisë më 15 nentor, ndërsa më 18 nëntor e pret Lituaninë ose Gjibraltarin. Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 20:45.

Orari i plotë i Kosovës në Ligën e Kombeve:

E premte, 6 shtator 2024, ora 20:45

Kosovë – Rumani

E hënë, 9 shtator 2024, 20:45

Qipro – Kosovë

E shtunë, 12 tetor 2024, ora 15:00

Lituani/Gjibraltar – Kosovë

E martë, 15 tetor 2024, 20:45

Kosovë – Qipro

E premte, 15 nëntor 2024, ora 20:45

Rumani – Kosovë

E hënë, 18 nëntor 2024, ora 20:45

Kosovë – Lituani/Gjibraltar

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika