ORCA: UP-ja në krizë morale e akademike, e mbushur me ngacmues dhe plagjiatorë

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka reaguar ndaj dëshmive të studentëve dhe të studenteve lidhur me ngacmimet seksuale dhe cenimin e integritetit personal

Përmes një njoftimi në Facebook, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka thënë se janë tronditur nga dëshmitë në medie të studenteve dhe të studentëve lidhur me ngacmimet seksuale dhe cenimin e integritetit personal e trupor të tyre nga profesori Xhevat Krasniqi.

Heshtjen e Universitetit dhe mosdistancimin nga shkeljet e pretenduara si hap të parë, e cilësojnë si të frikshme dhe, sipas tyre, krijohen rrethana të favorshme për mosndëshkim të kryesit të shkeljeve.

“Dëshmitë tronditëse të studenteve dhe studentëve lidhur me trajtimin jonjerëzor të tyre në përditshmërinë e tyre, tregojnë për një ambient të prapambetur akademik. Maltretimi i studentëve dhe sjellja e keqe ndaj tyre po bën që dita ditës Universiteti i Prishtinës, ndonëse më i miri në vend, të ketë më pak studentë, ndërkohë ata po ua mësyjnë kolegjeve private ku trajtimi si klient blerës është pakrahasimisht më i mirë se cilido trajtim në Universitetin e Prishtinës,” shkruhet në njoftim.

Sipas tyre, reputacioni i Universitetit publik po rrezikohet.

“Inkompetenca e Këshillit të Etikës po rrezikon reputacionin e universiteti. Në njërën anë fsheh dhe justifikon ngacmimet seksuale, në anën tjetër merr vendime absurde në mbrojtje të plagjiatorëve dhe kështu ka krijuar një imazh ku UP-ja duket si strehë e sigurtë e plagjiatorëve, ngacmuesve dhe shkelësve të tjerë.”

Ndërkaq, sipas tyre, profesorët duhet t’i nënshtrohen vlerësimit psikiatrik, për t’i vlerësuar aftësitë e tyre për ta kryer detyrën si profesor.

“Praktikat e maltretimit të studentëve përmes mënyrave primitive të notimit duke i detyruar të presin me orë të tëra në koridore për tu mbyllur pastaj në zyra ku ndaj tyre përdoret gjuhë ofenduese duhet të marrin fund. Kalueshmëria e studentëve në provime duhet të jetë matës i performancës së profesorëve po ashtu. Koordinatorët e cilësisë duhet ta monitorojnë kalueshmërinë e studentëve dhe ta vërejnë kur paraqiten anomali të moskalimit në provime të studenteve femra për disa herë, çka është metodë e vjetër e kushtëzimit seksual e raportuar për vite me radhë në UP. Një numër i konsiderueshëm i profesorëve duhet po ashtu t’i nënshtrohen vlerësimit psikiatrik për t’i vlerësuar aftësitë e tyre për ta kryer punën e profesorit në universite,” shkruhet tutje në njoftim.

ORCA ka përsëritur edhe një herë nevojën e vetingut akademik si mjet për pastrimin e tij nga ngacmuesit, plagjiatorët dhe shkelësit e tjerë të mundshëm.

“Studentetet dhe studentët që po flasin publikisht për rastin në fjalë, ORCA i konsideron heronj të luftës për integritet akademik dhe shfrytëzon rastin t’i ftojë të gjithë kolegët dhe koleget e tyre të raportojnë për raste të ngjashme”, thuhet në reagim.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika