OSBE: Të respektohen të drejtat e komuniteteve joshumicë në Kosovë

Misioni i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) në Kosovë ka shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me ndikimin e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë. OSBE ka thirrur për respektimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, duke përfshirë komunitetin serb

OSBE

Misioni në Kosovë i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), ka bërë thirrje që të drejtat e komuniteteve joshumicë të respektohen plotësisht.

Në reagimin e tyre, thuhet se ky mision shpreh shqetësimin se futja e rregullorës së re të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, do të ketë ndikim serioz për ata që pagesat i marrin në këtë valutë.

“Është thelbësore që të drejtat e komuniteteve joshumicë, duke përfshirë komunitetin serb të Kosovës, të respektohen plotësisht dhe të lihet koha për konsultime të nevojshme me të prekurit. Është gjithashtu e rëndësishme që i gjithë komunikimi publik përkatës të jetë në të dyja gjuhët zyrtare”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Misioni i OSBE-së theksoi gjithashtu se veprimet e fundit të ndërmarra nga Policia e Kosovës, duke përfshirë mbylljen e zyrave paralele të Serbisë në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, por edhe mbylljen e një Organizate Jo-Qeveritare (OJQ) në Prishtinë që vepronte kundërligjshëm, rrezikon të ketë një “ndikim negativ” tek pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë.

“Mbyllja e objekteve që ofrojnë shërbime sociale ose shëndetësore rrezikon të ketë një ndikim negativ tek individët dhe familjet duke kufizuar aksesin në disa shërbime thelbësore. Mbrojtja e mirëqenies së komuniteteve, duke përfshirë veçanërisht grupet e cënueshme, duhet t’i jepet përparësi përpara se të zbatohen politika ose vendime”, thuhet në deklaratë.

Shtetet e Bashkura të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) akuzuan njëzëri Qeverinë e Kosovës se nëpërmjet “lëvizjeve të njëanshme” po nxit “tensione të panevojshme” në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe, posaçërisht pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) mbi operacionet me para të gatshme në vend.

Për shkak të situatës së brishtë në pjesën veriore të vendit, posaçërisht pas përshkallëzimit të tensioneve vitin e kaluar që kulmuan pas sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit, bashkësia e organizuar ndërkombëtare kërkoi nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë implementimin e vendimit dhe t’u japë më shumë kohë serbëve lokalë që të adaptohen.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika