Osmani: Ahtisaari do të mbetet përherë në analet e historisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar me nderim figurën e madhështore të Martti Ahtisaari, duke e konsideruar si paqebërës dhe vizionar i paharrueshëm, i cili do të mbetet gjithmonë në kujtimet e popullit të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari, i cili sipas saj, ishte një figurë e rëndësishme në skenën globale politike dhe një kryenegociator për statusin e Kosovës.

Osmani e ka vlerësuar Ahtisaarin për angazhimin e tij të palëkundur në promovimin e paqes dhe diplomacisë në shërbim të njerëzimit.

“Ai ishte njeriu që tërë jetën e tij ia kushtoi paqes, diplomacisë dhe të mirës për njerëzimin dhe që pati ndikim të jashtëzakonshëm për të tashmen dhe të ardhmen tonë!”, ka thënë presidentja Osmani.

Gjithashtu, ajo ka vlerësuar rolin e jashtëzakonshëm të Ahtisaarit në përmbylljen e procesit të statusit të Kosovës dhe e ka cilësuar atë si një figurë madhështore të historisë së Republikës së Kosovës.

“Paqebërësi dhe vizionari do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës!”, ka përfunduar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika