Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, vlerëson se akuzat ndaj saj do të vazhdojnë në atë se po mbanë anë në raport me kërkesën e Vetëvendosjes që kërkoi që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor, datë të cilën e vendosi edhe vetë ajo teksa mohon kategorikisht se ka mbajtur anë.
Megjithatë, Osmani u shpreh se në vazhdimësi përgjatë mandatit është akuzuar për çështje të ndryshme e këtë e pret edhe këtë radhë teksa u shpreh se shumë herë ka dalë me qëndrime totalisht të kundërta me Qeverinë e Kosovës, njofton Dukagji ni.
“Siç kanë thënë disa njerëz shumë para nesh e shumë më të mençur se ne “nëse askush nuk të akuzon për asgjë atëherë nuk ke qëndruar për asgjë”. Në vitin 2021 kur partia në pushtet kur kishte më shumë se 50 përqind të votave dhe disa parti që ishin në koalicion me të kërkonin që unë ta shtyja datën e zgjedhjeve lokale dhe kishim një opozitë shumë më të vogël sesa që është sot unë vendosa ne favor të opozitës që mos të shtyhej data e zgjedhjeve lokale sado që kisha të drejtë kushtetuese të bëja këtë – edhe pse zgjodha datën e favorshme për opozitën prapë u akuzova se po konsultohem e koordinohem se po ja bëjë qefin Kurtin – ka dhjetëra raste përgjatë kohës që jam presidente që edhe pse kam dal me qëndrime krejtësisht të kundërta me ato të Qeverisë së Kosovës përsëri nuk iu ka rënë taman – përsëri janë ankuar e akuzuar. Siç po e shihni përkundër këtyre akuzave 5 vjecare e shumë të tjera që do vijnë sot e nesër unë do të qëndroj edhe shumë gjatë duke mbrojtur interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh Osmani.
Osmani u shpreh se secili president cakton datën e zgjedhjeve në ditët kur ka më së shumti pjesëmarrje teksa u shpreh se gjuha politike duhet të jetë në suaza të normalës.
“Edhe pas këtyre zgjedhjeve do të vijnë përsëri tek unë për të kërkuar mandatin – gjuha në politikë duhet të jetë brenda suazave të normales. Detyra ime si presidente është të sigurohet që të kemi një datë kur zgjedhjet mund të organizohen. Secili president zgjedh datë kur ka pjesëmarrje më të madhe në zgjedhje dhe jo pjesëmarrje më të vogël”, tha Osmani.