Osmani bën thirrje që shëndetësia të jetë prioritet në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, ka thënë se asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti i qytetarëve të Kosovës, gjersa ka shtuar se kur vjen puna te buxheti shtetëror duhet të ketë përparësi shëndetësia, duke theksuar se “Kur pacientët vijnë këtu nuk ankohen që nuk ka asfalt”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Klinikën e Onkologjisë në QKUK





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas vizitës në klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, ka thënë se kësaj klinike i duhet mbështetje më e madhe dhe kushte më të mira.

E para e vendit ka theksuar se asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti i qytetarëve të Kosovës, gjersa ka shtuar se kur vjen puna te buxheti shtetëror duhet të ketë përparësi shëndetësia, duke theksuar se “Kur pacientët vijnë këtu, nuk ankohen që nuk ka asfalt”.

“Duhet mbështetje më e madhe për nevojat që i ka kjo klinikë dhe që të përmirësohen kushtet për të gjithë pacientët”, ka deklaruar Osmani.

Sipas saj, këto kërkesa duhet të merren parasysh nga institucionet qendrore që viti i ardhshëm të mos jetë vit i përballjes me këtë mungesë të kushteve.

“Donacioni për protezat e gjirit do të rritet nga viti i ardhshëm, Presidenca do të mbulojë pjesën më të madhe të këtij donacioni”, ka vijuar ajo.

Ajo, ndër të tjera, ka thënë se duhet të ketë rritje të psikologëve klinikë.

Osmani ka falënderuar stafin mjekësor, që siç thotë ajo punon 24 orë në ditë që këto momente të vështira për pacientët të tejkalohen më lehtë.

Ajo ka bërë thirrje që shëndetësia të jetë prioritet në Kosovë.

“Jo vetëm muaji tetor, por 12 muaj të tillë duhet të vazhdojë kjo përpjekje, që të jemi të kujdesshëm ndaj sëmundjeve malinje që marrin jetë”.

Në këtë klinikë është bërë shpërndarja e disa protezave silikoni, proteza gjoksore dhe paruke për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.

Ky projekt është mbështetur nga Presidenca e Kosovës.

Këtë vizitë, presidentja e ka vazhduar pas takimit me emisarin amerikan, Gabriel Escobar.





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika