Osmani bisedë telefonike me homologun izraelit, diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të martën ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin izraelit, Isaac Herzog, me të cilin kanë diskutuar për potencialin e rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, trashëgimisë kulturore dhe inovacionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj izraelit, Isaac Herzog.

Kjo bisedë është zhvilluar në vazhdën e komunikimeve të presidentes me homologë të shteteve mike.

Potenciali i rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, trashëgimisë kulturore dhe inovacionit, ishin ndër temat për të cilat presidentët e dy vendeve kanë diskutuar.

“Në këtë bisedë telefonike në mes të krerëve të shtetit të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit, të dy liderët kanë biseduar për raportet bilaterale në mes të dy shteteve dhe mundësinë e thellimit të tyre. Presidentja Osmani dhe Presidenti Herzog, diskutuan për potencialin e rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, trashëgimisë kulturore dhe inovacionit, ndërsa vlerësuan lartë partneritetin në rritje në mes të dy vendeve. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit diplomatik, për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Tutje thuhet se Herzog ka falënderuar presidenten Osmani për mbështetjen e Kosovës dhe e ka ftuar për vizitë zyrtare në Izrael.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika