Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit me liderët politikë, duke thënë se disa nga partitë nuk mund të krijojnë shumicë, ndërsa të tjera dëshirojnë të takohen sërish për të shqyrtuar mundësinë e propozimit të një mandatari të ri.
Presidentja theksoi se vendimi për caktimin e një mandatari të dytë është çështje e partive politike dhe se nuk kishte unanimitet të plotë gjatë takimit se a do të ketë një mandatar tjetër apo jo.
“Gjatë këtij takimi diskutuam një sërë çështjes kryesorja ishte që këto konsultime të ndodhin para caktimit të mandatarit tjetër, dhe diskutuam nëse dikush nga partitë politike e kanë shumicën e nevojshme.
Besoj i keni dëgjuar përfaqësuesit politike disa nuk kishin shumicë e disa dëshiruan të takohemi sërish, ju e dini që sipas kushtetutës janë 10 ditë të afatit që skadon më 5 nëntor, deri në atë datë do të komunikoj vazhdimisht, dhe kushdo që ka gatishmëri që të takohemi sërish që përfundimisht a ka caktim të mandatarit të dytë a jo do ti pres. Para se të skadojë afati kushtetues, a do të ketë propozim të mandatarit është çështje e partive politike, nuk kishte unanimet të plotë se a do të ketë mandatar tjetër apo jo”, ka thënë Osmani.
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka kërkuar që të mbahet edhe një takim para përfundimit të afatit më 5 nëntor, për të shqyrtuar mundësitë e formimit të shumicës.
Presidentja Osmani theksoi gjithashtu se është detyrim i saj të bëjë gjithçka të mundshme për të shmangur zgjedhjet, sipas Kushtetutës.
“Detyrim i Presidentes është që të bëj çmos që t’i evitoj zgjedhjet…”
