Osmani e informon Macron për veprimet destabilizuese të Serbisë, në Veri të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thënë se për të gjithë qytetarët e vendit, Kosova mbetet e angazhuar në koordinim me partnerët ndërkombëtar në mënyrë që të mbizotëroj, paqja dhe stabiliteti

Macroni në takim me Osmanin e Kurtin

 





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me të parin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, janë takuar me presidenti e Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Élysée. Ku sipas Osmani ata kanë diskutuar për dialogun në mes të Kosovës dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas Osmanit është theksuar nevoja e dinamizimin e dialogu të mes të Kosovës dhe Serbisë.

Por e para e vendit, presidentit francez i ka thënë se janë të përkushtuar “për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme”.

“Diskutuam edhe veprimet destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri”, ka thënë Osmani.

“Në takim, ritheksuam rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, si dhe kërkuam vazhdimin e mbështetjes së Francës për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare”.

“Ndërkaq, Presidenti Macron potencoi përkrahjen e tij për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon”, ka shtuar ajo.

Osmani ka përfunduar duke thënë se për të gjithë qytetarët e vendit, Kosova mbetet e angazhuar në koordinim me partnerët ndërkombëtar në mënyrë që të mbizotëroj, paqja dhe stabiliteti.

 





Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika