Osmani e Kurti sot do të takohen me senatorët Shaheen dhe Welch

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch

Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, sot do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani do t’i presë dy senatorët nga ora 9:15. Ndërkaq, në ora 10:00, Shaheen dhe Welch do të takohen me kryeministrin Kurti.

Senatorja Shaheen pak më parë u deklarua në platformën “X” se vizita e tyre në Ballkanin Perëndimor do të bëhet “për të siguruar aleatët se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështetëse për aspiratat demokratike të kombeve të tyre”.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika