Osmani falënderon presidentin bullgar për mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në KiE

E para e vendit, Vjosa Osmani, në takim me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, e ka falënderuar atë për mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar homologun e saj nga Bullgaria, Rumen Radev, për mbështetjen ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

“Falënderova Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, për mbështetjen e fortë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka bërë të ditur se në takimin mes tyre është diskutuar për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Në takimin e sotëm në Sofje, më shumë se 1 vit nga vizita ime zyrtare në Bullgari dhe disa muaj pas vizitës së tij zyrtare në Kosovë, diskutuam rezultatet e punës sonë të përbashkët, si dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Bullgari”, ka thënë presidentja e vendit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika