Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, vlerëson se fati i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, gjë për të cilën është punuar për një kohë të gjatë.
“Padyshim. Është fati ynë, diçka që kemi punuar për një kohë të gjatë, dhe ne aplikuam para disa viteve, ku presim që aplikimi ynë të jetë në tryezën e Këshillimit shumë shpejt. Në besojmë fuqishëm, pavarësisht se është një proces i komplikuar, duke u bazuar në meritë, Kosova do të ishte në rendin e parë tani, por është komplekse për ne për shkak të pesë vendeve mos njohëse”, u shpreh Osmani.
Osmani, në një intervistë për Euronews, para nisjes së Samitit vjetor BE-Ballkani Perëndimor, u shpreh se sa më shpejt të ndodhë anëtarësimi, do të jetë më mirë jo vetëm për Kosovën por edhe për shtetet tjera.