Osmani flet për anëtarësimin në NATO: Kosova është e qartë në qëllimin e saj

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet një vend me qëllime të qarta për anëtarësimin e saj në NATO dhe krahas kësaj, ka kërkuar edhe mbështetje në këtë drejtim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani (Autor i fotos: KP)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka kërkuar mbështetjen e vendeve ndërkombëtare për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ashtu që Kosova të arrijë të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe.

Osmani ka marrë pjesë në punimet e seminarit të 102-të të Rose-Roth, në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-së, me ç’rast, ajo iu drejtua me një fjalim të pranishmëve.

“Kosova është anëtare e familjes eruoatlantike, e përkushtuar për partneritet,dhe aleancë. Kjo është ajo pse pavarësisht ku shkoj dhe me kë takohem si presidente e Kosovës, ndajmë të njëjtat shqetësime dhe të njëjtat konkulizone”, ka thënë Osmani.

Ajo ka theksuar se Kosova mbetet një vend me qëllime të qarta për antarësimin e saj në NATO dhe krahas kësaj, ka kërkuar edhe mbështetje në këtë drejtim.

“Serbia ka qenë në projekte të përbashkëta me NATO-në derisa e refuzon anëtarësimin në NATO. Përafrimi i saj me Rusinë flet shumë. Ne nuk jemi ende pjesë e Partneritetit për Paqe, Kosova është e qartë në qëllimin e saj për t’u bërë anëtare dhe për të kontribuuar në këtë drejtim, për këtë arsye është shumë me rëndësi që çdo anëtar i NATO-së ta mbështesë antarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se Kosova mbetet një ndër vendet me intervenimin më të sukseshëm ndërkombëtar ushtarak të NATO-së.

“Kosova është vendi i intervenimit më të suksesshëm ndërkombëtar historik të NATO-së, ai i vitit 1999 që sjelli lirinë dhe më vonë edhe pavarësinë e Kosovës. Kosova ka qëndruar gjithmonë në anën e duhur të historisë, gjithmonë”, ka deklaruar Osmani.

Krahas kësaj, ajo ka thënë se Kosova është duke punuar në vazhdimësi në çështjet e rëndësishme nga Rusia e deri te Kina. Gjersa ka theksuar se ajo është përfaqësuese e një vendi që ka përjetuar gjenocidet, ajo ka thënë se nëse do të bëhej një krahasim me Ukrainën, janë krimet e tmerrshme të cilat presidenti rus, Putin është duke i kryer sot.

Ndër të tjera, në këtë seminar pritet të jenë më shumë se 100 pjesëmarrës përgjatë 3 ditëve të ardhshme.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika