Osmani i reagon Vuçiqit: S’i interesojnë kushtet e serbëve por vetëm interesat destabilizuese të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj “kërkesave” të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq, i cili ndër të tjera tha se serbët në Kosovë të kthehen në institucione.

Në një reagim për media, presidentja Osmani tha se Vuçiq duhet ta kuptoj që Kosova është vend i pavarur e sovran dhe se institucionet i marrin vendimet për qytetarët e jo ai.

Osmani theksoi se Vuçiqit nuk i interesojnë të drejtat dhe kushtet e serbëve të Kosovës por sipas saj ai ka vetëm interesa destabilizuese.

“Vuciqi duhet ta kuptoj njëherë e përgjithmonë se Kosova është vend sovran, vend i pavarurs me institucione të pavarura legjitime të cilat marrin vendime për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për cdo cep të territorit. Kështu që kërkesat e një presidenti të një shteti tjetër të cilat nuk bëhen në mirëbesim dhe nuk e kanë asnjëherë në prioritet interesin e qytetarëve por vetëm interesat destabilizuese të Serbisë, ato nuk kanë asnjë rëndësi për Kosovën”, tha ajo.

Sipas Osmanit, Vuçiqit nuk i intereson nëse serbët kthehen në institucione dhe se këto kërkesa po i bën për ta tërhequr vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Ajo u shpreh se Serbia po vazhdon trajnimin e forcave paramilitare të cilat kanë qëllim vetëm dhunën.

“Jam i bindur që presidenti serb nuk është i interesuar që të realizohen ato që ai i paraqiti si kërkesa, ai nuk është i interesuar në rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Kur ai flet për rikthimin e serbëve në polici, bujqsi, parlament e të tjera, ai në fakt po i prezanton këto vetëm si retorikë për ta hequr vëmendjen e botës demokratike nga ajo që po ngjan në të vërtetë. Janë përkjejet e tij, të ushtrisë së tij në trajnimin e forcave paramilitare të cilat kanë qëllim vetëm dhunën. Vuciq në media flet për rikthim të sebrëve në institucione por është i njëjti që i ka kërkuar atyre t’i lënë institucionet”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika