Osmani ia dhuron flamurin e Kosovës kryetarit të qytetit Wylie, përurohet edhe pllaka me emrin e Nënë Terezës

Në takim me kryetarin e qytetit Wylie, Mathew Porter, presidentja e vendit, Vjosa Osmani në shenjë miqësie ia ka dhuruar atij flamurin e Kosovës. Gjatë ceremonisë është përuruar edhe pllaka me emrin e Nënë Terezës

Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), është pritur në takim nga kryetari i qytetit Wylie, Mathew Porter.

Ndërkaq në një ceremoni të mbajtur Collin County, Osmani para anëtarëve të Këshillit të Qytetit, nxënësve dhe mërgatës shqiptare ka mbajtur një fjalim për rëndësinë e raporteve të Kosovës më ShBA-të.

“Kryetari Porter në shenjë miqësie ia ka dhuruar Presidentes Osmani flamurin e Teksasit, ndërkaq Presidentja ia ka dhuruar atij flamurin e Kosovës”, ka njoftuar Presidenca.

Në këtë ceremoni është përuruar pllaka me emrin e Nënë Terezës, propozim të cilin e ka bërë këshilltari i qytetit me preardhje nga Peja, Gino Mulliqi.

“Emrin e humanistes dhe shenjtores shqiptare do ta mbajë një nga rrugët në rajonin Collin County”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika