Osmani: Ka tendencë nga disa që masat e BE-së të keqpërdoren për ta kushtëzuar Kosovën për Asociacionin

Osmani ka thënë se këto masa që BE-ja ia pati vënë Kosovës, po përdoren si kushtëzim për krijimin e Asociacionit, dhe se kushtëzimi i tillë do të ketë vetëm efekt negativ

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës është dashur të hiqen moti, pasi Kosova ka plotësuar kushtet sa i përket deeskalimit.

Osmani në konferencën e përbashkët me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, ka thënë se këto masa që BE-ja ia pati vënë Kosovës po përdoren si kushtëzim për krijimin e Asociacionit dhe se kushtëzimi i tillë do të ketë vetëm efekt negativ.

“Masat duhet të hiqen moti, në fakt s’do duhej të vendoseshin kurrë, sepse përkundër mospajtimeve mes Qeverisë dhe partnerëve të BE-së sa i përket 26 majit, Kosova ka vepruar në territorin e saj. Ka tendencë nga disa që tani masat të keqpërdoren si mënyrë për ta kushtëzuar Kosovën për çështje komplet të ndryshme nga arsyeja që janë vendosur në fillim. Një qasje të tillë e kam kundërshtuar edhe në samitin BE-Ballkan Perëndimor më 13 dhjetor, sepse kjo logjika sikur kur përdoreshin liberalizimi i vizave për të kushtëzuar Kosovën për çështje dialogu do të ketë vetëm efekt negativ”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika