Osmani – Kallasit: Kushtet janë plotësuar, duhet heqje e plotë e masave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se gjatë qëndrimit në Bruksel e ka falënderuar përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian të Kosovës.

Osmani ka bërë të ditur se, pas njoftimit për heqjen e pjesshme të masave nga BE-ja, ka ritheksuar domosdoshmërinë e heqjes së plotë të tyre, duke theksuar se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian.

“Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka shtuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me përfaqësuesit e BE-së dhe partnerët ndërkombëtarë deri në heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me znj. Kallas dhe me të gjithë partnerët tanë deri në heqjen e plotë të këtyre masave,” ka theksuar presidentja Osmani.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika