Osmani kërkon nga sekretari i Ligës Arabe mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të dielën në New York me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Gjatë takimit, Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Ligës Arabe, duke kërkuar mbështetje që shtetet anëtare të kësaj organizate, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, të ndërmarrin një hap të tillë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja përmes një postimi në Facebook.

“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, si dhe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap”, ka shkruar Osmani.

Të fundit nga rubrika