Osmani: Kongresisti amerikan – Ritchie Torres zë i fuqishëm për Kosovën në SHBA





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kongresisti amerikan Ritchie Torres, është kampion i vërtetë i lidhjes së veçantë në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar për forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të.

“Kongresisti Ritchie Torres është kampion i vërtetë i lidhjes së veçantë në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Sot, në një takim të përzemërt në Presidencë, diskutuam për punën e tij të pandalur në mbështetje të Republikës së Kosovës, si dhe për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Jemi thellësisht mirënjohës që kongresisti Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, vazhdon trashëgiminë historike të kongresistit Eliot Angel si një nga zërat më të fuqishëm për Kosovën në Kongresin amerikan”, ka shkruar ajo.

Në takim kongresisti Torres ka theksuar se “Kosova është mike dhe aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara dhe se do të punojë afër me administratën amerikane për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën”.

Presidentja Osmani ka theksuar se kongresisti Torres po e vazhdon trashëgiminë historike të kongresistit Eliot Engel, duke qenë një zë i fuqishëm i Kosovës në kongresin amerikan.





Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika