Osmani: Kosova rreshtohet hapur me SHBA-në kundër regjimit të Maduros

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e vendit ndaj Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Donald Trump për veprimet e tyre kundër regjimit të “narko-terrorit” në Venezuelë.

“Presidenti Trump qëndroi me popullin e Venezuelës dhe iu kundërvu narko-shtetit të Maduros — duke mbrojtur Amerikën dhe pjesën tjetër të botës nga kartelet dhe krimi i organizuar. Ja si duket forca dhe lidershipi amerikan. Populli venezuelian meriton liri, demokraci dhe një të ardhme të qeverisur nga ligji, jo nga frika. Narko-terrorizmi dhe sundimi autoritar kërcënojnë paqen përtej kufijve kombëtarë”, ka shkruar Osmani në X.

Osmani, mes tjerash, lidh drejtpërdrejt historinë e Kosovës me qëndrimin amerikan sot teksa shton se Kosova qëndron me krenari përkrah Amerikës, njofton Dukagjini.

“Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane — çlirimi ynë është një dëshmi e kësaj. Në një moment kur SHBA-të po përballen me tiraninë në Venezuelë, të gjithë duhet ta përforcojmë këtë qëndrim, sepse komuniteti transatlantik është më i fortë kur bashkohet pas lidershipit amerikan dhe vlerave të përbashkëta. Kur Amerika udhëheq, ne qëndrojmë me krenari së bashku — sepse liria jonë kolektive varet prej saj”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika