Osmani kujton Enver Malokun: Siç bëri ai për të vërtetën, duhet të bëjmë ne, duke zbardhur autorët e vrasjes së tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka përkujtuar atdhetarin dhe gazetarin Enver Maloku, në 24 vjetorin e vrasjes, ka thënë se siç bëri ai për të vërtetën, duhet të bëjmë ne, duke zbardhur autorët e vrasjes së tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar atdhetarin dhe gazetarin Enver Maloku, në 24 vjetorin e vrasjes.

Në njoftimin për media në zyrën e presidentes, thuhet se Osmani kërkoi zbardhjen e vrasjes dhe kapjen e autorëve duke i dërguar para drejtësisë.

“Në 24 – vjetorin e vrasjes së atdhetarit e gazetarit Enver Maloku, e kujtojmë me respekt bashkëpunëtorin e presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova dhe drejtuesin e Qendrës për Informim të Kosovës, zërin e të vërtetës sonë nga kohët e errëta”, thuhet në njoftimin e presidencës

“Siç bëri ai për të vërtetën, duhet të bëjmë ne, duke zbardhur autorët e vrasjes së tij dhe duke i përballë me drejtësinë”, vijon njoftimi.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar se aktivisti dhe gazetari Enver Maloku, do tw kujtohet gjithmonë si një nga intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për liri.

“Si një atdhedashës që ishte, dha gjithçka për lirinë e fjalës, për popullin e Kosovës. Roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Enver Malokun!”, ka shkruar Haradinaj.

Të mërkurën e 11 janarit, janë bërë plot 24 vjet  nga vrasja e gazetarit dhe anëtarit të LDK-së Enver Maloku, i cili ishte edhe njeri shumë i afërt me ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.

Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim në Kosovë, e cila gjatë viteve të 90-ta, shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve.

Maloku u vra më 11 janar të vitit 1999, në kohë lufte, teksa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë, nga persona ende të panjohur.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika