Osmani: Masakra në Poklek e Çikatovë – dëshmi që Millosheviqi deshi ta shfarosë popullin shqiptar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 23 vjetorin e masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër, ka thënë se kjo masakër tregon qëllimin e qartë të regjimit serb të atëhershëm për të shfarosur popullin shqiptar në Kosovë.

Ajo, pas homazheve  në kompleksin memorial në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër, ka theksuar se kujtimi për të rënët do të jetë i përhershëm dhe se nuk do të ndalen asnjëherë së kërkuari drejtësi për ta.

“Në këtë ditë të trishtë jemi këtu për jo vetëm për Poklekun dhe Çikatovën por për të gjithë Kosovën. Po përkujtojmë një ndër masakrat më të tmerrshme ndaj popullatës civile në Kosovë”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 23 vjetorin e masakrës së Poklekut dhe Çikatovës

“24 fëmijë së bashku me familjarët e tyre jo vetëm që u ekzektutuan por pastaj edhe u dogjën disa herë radhazi nga forcat gjenocidale serbe, duke treguar kështu në mënyrë të qartë qëllimin e regjimit serb të atëhershëm për të shfarosur popullin shqiptar”, ka thënë Osmani.

Sipas presidentes Osmani, është detyrë e secilit që të përmendet e vërteta e Poklekut kudo në botë në mënyrë që të dëgjohen vuajtjet që ka pësuar populli shqiptar gjatë luftës nga Serbia.

“Është detyrim i secilit prej nesh që të vërtetën e Poklekut  ta themi kudo, jo vetëm në Kosovë por në çdo vend të botës, në mënyrë që bota mbarë të dëgjojë për vuajtjet e popullit shqiptar, por mbi të gjitha ta shohë edhe vetë dëshminë e qartë që kishte regjimi i Millosheviqit për të zhdukur popullin shqiptar nga Kosova”, shtoi ajo.

Ndërkaq, për kryetarin e kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kjo masakër është një ndër ato më barbare dhe mizore që e ka bërë Serbia në Kosovë.

“Në këtë masakër janë 24 fëmijë të varrë e të djegur dhe 25 gra.Pra shumica prej të masakruarve janë fëmijë e gra, që tregon faktikisht njërën prej dëshmive më të qarta të gjenocidit që e ka bërë Serbia mbi popiullin tonë”, është shprehur Konjufca para mediave.

Foto nga masakra në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Derisa theksoi se kjo është një plagë ende e hapur, që ende kullon, Konjufca ka përmendur që për këtë masakër deri më tani drejtësi nuk është vënë në vend.

“Asnjë gjykim serioz nuk ka ndodhur deri më tash për këta fëmijë, këto gra e këta burra që u masakruan nga forcat ushtarake poolicore dhe paramilitare të Serbisë”, shtoi ai.

Ai ka potencuar se përgjegjësia është shumë e qartë ngase siç theksoi Konjufca, shteti i Serbisë ka ardhur me forcat e veta dhe kanë hyrë në shtëpitë e banorëve të Kosovës duke i masakruar ata.

“Por deri tash kriminelët ende enden të lirë në shtetin serb”.

“Kjo masakër dhe tjerat anë e kënd Kosovës, na e kujtojnë edhe njëherë se duhet të jemi në nivelin më të lartë, në përgjegjësinë më të lartë, që të mos ndalemi kurrë, që ta ngrisim zërin, për të gjithë gjenocidin që ka ndodhur në Kosovë dhe po ashtu që drejtësia më në fund të vie në vend për popullin tonë që e ka përjetuar gjenocidin”, ka thënë kryetari i kuvendit.

Foto nga varreza e përbashkët e dëshmorëve të vrarë në Poklek

Ndërkohë, të shtunën e 17 prillit, janë bërë 23 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër, komuna e Drenasit , ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçarë.

Vetëm në fshatin Poklek, kanë mbetur të vrarë 54 persona.Sipas të mbijetuarve, nga 54 viktimat e kësaj masakre, 24 prej tyre kanë qenë fëmijë nën moshën 18 vjeçare.

Ndërsa në Çikatovë, po të njëjtën ditë, forcat serbe masakruan 24 qytetarë, po ashtu gra fëmijë e pleq.

23 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika