Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është zbatuar plotësisht vendimi i marrë në dhjetor nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për heqjen e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Osmani e ka mirëpritur konfirmimin e sotëm nga Komisioni Evropian, duke theksuar se ky vendim vjen pas Samitit mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, njofton Dukagjini.
Osmani ka falënderuar Komisionin dhe shtetet anëtare për mbështetjen e dhënë në përmbylljen e kësaj çështjeje, duke e cilësuar heqjen e masave si një hap të rëndësishëm, pasi sipas saj ato kishin ndikuar negativisht në jetën e qytetarëve të Kosovës.
Presidentja ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe për të ecur përpara drejt sigurimit të statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.
“Bazuar në vendimin e shpallur në dhjetor nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për heqjen e të gjitha masave të BE-së ndaj Kosovës, pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mirëpresim konfirmimin e sotëm nga Komisioni se ky vendim tashmë është zbatuar plotësisht. Falënderoj Komisionin dhe të gjithë partnerët tanë nga shtetet anëtare për mbështetjen e tyre në përmbylljen e kësaj çështjeje, gjë që rezultoi me heqjen e masave të padrejta që kishin ndikuar negativisht në jetën e qytetarëve të Kosovës”.
”Kosova mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me Bashkimin Evropian dhe për të ecur përpara në rrugën tonë drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE”, ka shkruar Osmani në X.
Based on the decision announced in December by @EU_Commission President @vonderleyen to lift all EU measures against Kosovo, following the EU–Western Balkans Summit, we welcome today’s confirmation by the Commission that this decision has now been fully implemented.
I thank the…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 17, 2026