Osmani ndan urdhrin “Heroina të Kosovës” edhe për vajzat dhe gratë që luftuan në radhët e UÇK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas ndarjes së titullit “Hero i Kosovës” Shaban Jasharit, kryefamiljarit të familjes Jashari, ka ndarë Urdhrin “Heroina të Kosovës” edhe për vajzat dhe gratë që luftuan në radhët e UÇK-së.

Dy bashkëluftëtarët dhe bashkëshortët, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, kanë marrë këtë titull po ashtu nga Osmani, në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të Pavarësisë.  

“Me të njëjtin frymëzim, bazuar në vendimet paraprake, sot i dorëzojmë Urdhrat Hero i Kosovës edhe për  Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, dy bashkëluftëtarë dhe bashkëshortë që ranë ashtu siç jetuan – bashkë, me armët në duar dhe me idealin e lirisë së ngulitur në shpirt”, tha Osmani.

Presidentja tha se shumë gra të tjera që sakrifikuan po marrin vendin që u takon në histori duke ju ndarë Urdhrin Heroina të Kosovës, ato që sipas saj nuk kishin marrë më parë këtë nderim nga shteti.

“Lufta nuk ishte vetëm e burrave; ajo ishte një betejë e përbashkët ku gratë si Xhevë Lladrovci, Yllka Domi, Lumnie Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Mukadeze Lika-Muhaxheri e shumë gra të tjera dhanë po aq, sakrifikuan po aq, ndaj sot, më në fund, po marrin vendin që u takon në histori duke ju ndarë Urdhrin Heroina të Kosovës, atyre për të cilat kjo nuk kishte ndodhur më parë”, tha Osmani.

Ajo theksoi se emrat e tyre do të mbeten përgjithmonë të skalitur në historinë tonë kombëtare

“Vajza dhe gra, qëndrestare e luftëtare, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, duke dëshmuar se çlirimi i këtij vendi nuk ishte vetëm një betejë burrash, por një përpjekje e përbashkët ku gratë ishin në vijën e parë të luftës. Emrat e tyre do të mbeten përgjithmonë të skalitur në historinë tonë kombëtare”, tha presidentja./EO

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika