Osmani në 25-vjetorin e vrasjes së Xhemajl Mustafës: Plagët e së kaluarës nuk mbyllen pa drejtësi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar veprimtarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemajl Mustafën, në 25-vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani e vlerësoi lart kontributin e Mustafës, për të cilin tha se ishte një nga zërat më të artikuluar për liri dhe pavarësi.

“Në këtë përvjetor kujtojmë me nderim Xhemail Mustafën, një nga zërat më të artikuluar të lirisë, intelektualin që me penë, guxim e vizion mbrojti idealin e Kosovës së pavarur. Ai ishte bashkëpunëtori i palëkundur i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe një prej arkitektëve të mendimit politik që na çoi drejt shtetit që kemi sot. Por, plagët e së kaluarës nuk mbyllen pa drejtësi”, tha Osmani.

Tutje, Osmani ka kërkuar zbardhjen e vrasjes, për çka theksoi se është detyrim i Republikës.

“Zbardhja e kësaj vrasjeje politike nuk është vetëm kërkesë morale, por detyrim i Republikës. Lavdi jetës, veprës dhe sakrificës së Xhemail Mustafës!”.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika