Osmani në Londër, bën homazhe për Mbretëreshën Elizabeth II

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë nderime para arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II, në Londër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe për Mbretëreshën e Britanisë së Madhe, Elizabeth II

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti Prindon Sadriu, kanë bërë homazhe për Mbretëreshën e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, e cila ka vdekur në moshën 96-vjeçare më tetë shtator, duke u njohur kështu si monarkja më jetëgjatë në historinë britanike.

Osmani të shtunën e 17 shtatorit, është ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth.

“Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Zotëria i Parë, z. Prindon Sadriu, kanë bërë nderime para arkivolit të Mbretreshës Elizabeth II, në Westminster Hall në Londër”, thuhet në njofitmin e zyrës së presidencës.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë presidentja Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ku ka thënë se Kosova i bashkohet popullit të Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Elizabeth.

“Sot i kemi bërë nderimet tona LS mbretëreshës së ndjerë  para arkivolit te saj të shtrirë në Ëestminster Hall në Londër. Ne u bashkohemi kolegëve të tjerë dhe popullit të  Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të tërë përkushtuar  ndaj shërbimit”, ka shkruar Osmani.

Osmani, të hënën do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, e më pas në pritjen e organizuar nga Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Gjatë qëndrimit në Londër, Presidentja Osmani do të takohet edhe me Kryetarin  e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle.

Në mesazhin e saj ngushëllues për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II,  Presidentja Osmani e ka cilësuar monarken më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, frymëzim për brezat që vijnë dhe në të njëjtën kohë duke ngushëlluar popullin e Mbretërisë së Bashkuar, ka potencuar se ai i ka ardhur në ndihmë Kosovës në ditët më të errëta.

Ndryshe, Mbretëresha mbretëroi për 70 vjet, duke shërbyer si një fener stabiliteti në një kohë të trazuar. Vdekja e saj ka shkaktuar një pikëllim të madh në Britani për monarken 96-vjeçare, e cila mbretëroi për 70 vjet.

Ajo vdiq në Rezidencën Mbretërore, Balmoral, shtëpinë e saj të dashur verore në malësitë skoceze. Shumë nga katër fëmijët e saj, tetë nipërit dhe 12 stërnipërit e saj ishin në Balmoral, duke përfshirë djalin e saj Princin Charles, trashëgimtarin e fronit.

Si Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 mbretërive të tjera, dhe krysuesja e Komonuelthit prej 54 vendesh, Elizabeth II ishte lehtësisht përfaqësuese e shtetit më i njohur në botë, gjatë një mbretërimi jashtëzakonisht të gjatë.

Dalja e saj e fundit publike ishte të martën, kur mbretëresha, duke buzëqeshur dhe duke mbajtur një shkop ecjeje, përshëndeti Liz Truss, kryeministren e re të Britanisë, në dhomën e pritjes në Balmoral.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Britanisë, vdes në moshën 96-vjeçare

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika