Osmani në Moldavi, pritet të takohet me Macron-in dhe Scholz-in

E para e vendit do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Kishinau të Moldavisë, me rastin e Samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Në kuadër të tij, ajo pritet të takohet me Macron-in dhe Scholz-in për të diskutuar për zhvillimet në veri të vendit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojnë me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Këto takime do të zhvillohen ndaras, në kuadër të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau.

Sa u përket zhvillimeve në komunat në veri të Kosovës, Macron-i ua ka lënë përgjegjësinë autoriteteve kosovare.

“Ka një përgjegjësi të qartë të autoriteteve kosovare në situatën aktuale dhe mungesë respekti për një marrëveshje që është e rëndësishme dhe është mbyllur disa javë më parë”, ka thënë ai, të mërkurën.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, kritika për Kosovën erdhën edhe nga radhët e SHBA-së me ç’rast, u anulua edhe pjesëmarrja e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”.

Serbët në veri kanë filluar protestën të premten e 26 majit. Të njëjtit nuk po lejonin kryetarët të futeshin në objektin e komunës. Protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe ekipeve të gazetarëve.

Deri tani, dy vetura të RTV Dukagjini janë vandalizuar.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika