Osmani pas pranimit të ftesës së Biden: Ne kemi demonstruar përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është shprehur e kënaqur të pranojë ftesën e presidentit amerikan, Joe Biden për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci, teksa ka theksuar se Kosova me angazhimet e saj ka demonstruar përkushtimin për forcimin e demokracisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur e lumtur të pranojë ftesën e presidentit të Amerikës, Joe Biden për pjesëmarrje në Samitin e dytë për Demokraci.

“E kënaqur për të pranuar ftesën e Biden për t’u bashkuar me liderët anembanë globit për edicionin e dytë të Samitit për Demokraci”, ka shkruar Osmani në Twitter.

E para e vendit ka thënë Kosova ka pasur momente të rëndësishme në angazhimet e saj në vitin e kaluar, duke demonstruar përkushtimin për forcimin e demokracisë dhe vlerave të përbashkëta me Amerikën.

“Ne kemi arritur momente të rëndësishme në angazhimet tona në vitin e kaluar, duke demonstruar përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhe vlerave tona të përbashkëta”, ka vijuar ajo.

Ndryshe, të mërkurën, presidenti amerikan, Joe Biden, e ka ftuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e dytë për Demokraci.

Samiti do të mbahet më 29-30 mars në formatin virtual, me mbi 100 vende pjesëmarrëse.

Ky samit është themeluar me iniciativë të presidentit Biden dhe edicioni i parë është mbajtur në dhjetor të vitit 2021.

Kosova është ftuar edhe në herën e parë.

Sipas Presidencës së Kosovës, Osmani është zgjedhur në mesin e dhjetë liderëve që të jenë folëse në seancën plenare, në të cilën do të diskutohet për rolin e demokracisë në krijimin e institucioneve stabile.

Në këtë takim, sikur edhe në të parin, do të diskutohet për rëndësinë e demokracisë dhe se si shtetet të adresojnë më së miri sfidat globale.

Presidenti amerikan, Joe Biden, pati thënë në samitin e parë se “bota është në vitet e para të një dekade vendimtare për të ardhmen kolektive”.

Biden fton Osmanin në Samitin për Demokraci

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika