Osmani pas takimit me emisarët: Kosova asnjëherë nuk ka kontribuuar në tensione, vetëm në paqe dhe stabilitet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me emisarët ndërkombëtarë, ka thënë se Kosova është palë konstruktive, e përgatitur dhe e angazhuar në procesin e dialogut të përqëndruar në njohjen e ndërsjellë

Takimi midis presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se Kosova është palë konstruktive, e përgatitur dhe e angazhuar në procesin e dialogut të përqëndruar në njohjen e ndërsjellë.

“Në takimin me të dërguarit e posaçëm Lajčák dhe Escobar shpreha përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët tanë, duke potencuar se angazhimi i vendit tonë në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës, të cilat janë të paprekshme”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.

E para e vendit ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka kontribuuar në tensione dhe është angazhuar vazhdimisht për paqe dhe stabilitet si dhe për zgjidhje evropiane.

Sipas saj, Kosova është një vend i ndërtuar mbi parimin e një shoqërie multietnike ku të gjithë kanë të drejta të barabarta, pa dallim etnie.

Ndryshe, të mërkurën e 24 gushtit, në presidencën e Kosovës, emisari Escobar dhe Lajçak, janë pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Ndërkaq, të martën, Osmani është takuar me emisarin amerikan Escobar, ku pas takimit, e para e vendit kishte bërë të ditur se institucionet e Kosovës do të jenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me ShBA-të.

Osmani pas takimit me Escobar: Partneriteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor

Ajo kishte potencuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.

Përveç presidentes, edhe kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim emisarët ndërkombëtarë të mërkurën e 24 gushtit.

Pas takimit, Lajçak, tha se janë duke punuar ta gjejnë një zgjidhje në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai nuk pranoi të japë detaje të tjera, apo të komentojë deklaratën e kryeministrit Kurti, i cili kishte thënë se Lajçak kishte propozuar ide për targa neutrale.

Ndërkaq, Escobar tha se qëllimi i vizitës së tij në Kosovës, është që ta shfaqë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika