Osmani pas takimit me Escobar dhe Lajçakun: Zgjidhja është e mundur përmes dialogut

Sipas kryediplomatit të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, zgjidhja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e mundur përmes dialogut

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani

Ministri Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka treguar se ka biseduar me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe me të dërguarin Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, për marrëveshjen ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Osmanit, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyjave vendeve ka marrëveshje që mund të përdoren si model.

“Takova Gabriel Escobar & Miroslav Lajçakun në Ohër. Diskutuan rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje një mes të Kosovës dhe Serbisë me ndihmën e vlefshme nga ShBA-ja dhe BE-ja”, ka shkruar Osmani.

“Marrëveshja e Ohrit, Traktati i Miqësisë dhe Marrëveshja e Prespës si shembull, që zgjidhja është e mundur përmes dialogut”, ka përfunduar Osmani.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika