Osmani pas takimit me Escobar: Partneriteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor

Të martën e 23 gushtit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ajo ka thënë se partneriteti me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se përgjatë takimit me Escobar, ajo ka potencuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës do të jenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me SHBA-të.

“Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike. Partnetiteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor”, ka shkruar Osmani.

Të martën e 23 gushtit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky i fundit nuk ka pranuar të prononcohet për media pas takimit.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika