Osmani pas takimit me Macronin theksoi rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj kundër Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar homologun francez, Emmanuel Macron, dhe ka komentuar pas takimit se Macroni theksoi rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator

Osmani pas takimit me Macronin: Theksoi rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj kundër Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së enjte është takuar me homologun e saj francez, Emmanuel Macron.

Pas takimit, Osmani përmes një postimi në X ka thënë se ajo ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

“Një diskutim i rëndësishëm me presidentin francez Emmanuel Macron mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. Theksoi rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Republikës sonë”, ka shkruar Osmani.

Osmani u takua me presidentin francez në kuadër të samitit të liderëve evropiane që po mbahet në Spanjë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika