Osmani për Bordin e Paqes: Fuqizon sovranitetin dhe është në interesin më të lartë të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot Kartën e Bordit të Paqes, duke e bërë Kosovën anëtare themeluese, të barabartë dhe me të drejta të plota në këtë iniciativë ndërkombëtare të udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar se përfshirja e Kosovës në organizata ndërkombëtare të paqes, të udhëhequra nga aleati strategjik i vendit, fuqizon sovranitetin dhe pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

“Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt,” ka shkruar Osmani, duke shtuar se kjo marrëveshje historike është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës.

Presidentja ka bërë të ditur se marrëveshja do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me Kushtetutën, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit.

“Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës. Prandaj, kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit”, ka shkruar ajo.

Ajo ka falënderuar Presidentin Trump për lidershipin dhe ftesën për ta përfaqësuar Kosovën në këtë moment historik, duke theksuar se Kosova do të jetë gjithmonë në shërbim të paqes.

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika