Osmani për Epopenë e UÇK-së: Testament i përjetshëm i qëndresës dhe sakrificës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkruar lidhur me fillimin e datave historike të Kosovës, për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Osmani tha se Epopeja e UÇK-së është testament i përjetshëm i qëndresës, i sakrificës dhe i pathyeshmërisë së popullit tonë

“Epopeja e UÇK-së, është një testament i përjetshëm i qëndresës, i sakrificës dhe i pathyeshmërisë së popullit tonë!”, shkroi në “Facebook”, Osmani.

Ndryshe, sot nisin edhe aktivitetet e organizuara për nder të Epopesë së U•K-së, ku në ora 12:00 Osmani do të jetë pjesë e ceremonisë së Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së.

Më 5 mars, në të gjitha shkollat e Kosovës, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së, për të kujtuar sakrificën dhe heroizmin e luftëtarëve të lirisë.

Mbledhje solemne dhe nderime për dëshmorët

Po të njëjtën ditë, në orën 10:00, do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Kosovës, ndërsa në të gjitha komunat do të zhvillohen seanca solemne në nder të kësaj date historike.

Në orën 12:00, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë do të bëhet rreshtimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ndërkohë, në Skenderaj do të organizohen turne sportive në futsall dhe volejboll.

Homazhe në Prekaz dhe në gjithë Kosovën

Të enjten, më 6 mars, në orën 10:00, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ndërsa homazhe do të zhvillohen edhe në të gjitha komunat e Kosovës, në nderim të dëshmorëve.

Në mbrëmje, nga ora 19:00, në Prishtinë do të mbahet akademia përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.

Nata e Zjarreve në Prekaz

Më 7 mars, nga ora 19:00, në Prekaz do të organizohet “Nata e Zjarreve”, një nga aktivitetet më simbolike të shënimit të Epopesë së UÇK-së, ku me ndezjen e zjarreve nderohet sakrifica e familjes Jashari dhe e gjithë luftës çlirimtare.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika