Osmani për masakrën në Nakaradë: Autorët e krimit të vihen para drejtësisë

Në 25 vjetorin e masakrës së Nakaradës, Presidentja, Vjosa Osmani përmes një postimi ka shkruar se vënia e autorëve të krimit para drejtësisë është domosdoshmëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e masakrës ndaj familjes Mirena.

Në 25 vjetorin e kësaj masakre, presidentja e vendit u shpreh se “25-vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë rrëmbeu me dhunë dhe vrau 16 djem e burra të familjes Mirena në Nakaradë të Fushë Kosovës.”

Osmani ka bërë të ditur se asgjë për fatin e tyre nuk është ditur deri në vitin 2006, kur trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive në Batajnicë të Beogradit.

Teksa e quan të domosdoshme që autorët e krimit të vihen para drejtësisë.

“Vënia e autorëve të krimit para drejtësisë është domosdoshmëri, ndaj përpjekjet tona nuk do të ndalojnë asnjëherë.”

“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika