Osmani pjesë e ceremonisë së Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën e Forcës, 27 nëntor 2022 – foto ilustrim.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot do të marrë pjesë në ceremoninë e Rreshtimit të Kuadrateve të Forcave të Sigurisë së Kosovës me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.

Ngjarja nis me fillim nga ora 12:00 dhe do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ora e parë e mësimit kushtohet Epopesë së UÇK-së

Më 5 mars, në të gjitha shkollat e Kosovës, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së, për të kujtuar sakrificën dhe heroizmin e luftëtarëve të lirisë.

Mbledhje solemne dhe nderime për dëshmorët

Po të njëjtën ditë, në orën 10:00, do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Kosovës, ndërsa në të gjitha komunat do të zhvillohen seanca solemne në nder të kësaj date historike.

Në orën 12:00, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë do të bëhet rreshtimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ndërkohë, në Skenderaj do të organizohen turne sportive në futsall dhe volejboll.

Homazhe në Prekaz dhe në gjithë Kosovën

Të enjten, më 6 mars, në orën 10:00, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ndërsa homazhe do të zhvillohen edhe në të gjitha komunat e Kosovës, në nderim të dëshmorëve.

Në mbrëmje, nga ora 19:00, në Prishtinë do të mbahet akademia përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.

Nata e Zjarreve në Prekaz

Më 7 mars, nga ora 19:00, në Prekaz do të organizohet “Nata e Zjarreve”, një nga aktivitetet më simbolike të shënimit të Epopesë së UÇK-së, ku me ndezjen e zjarreve nderohet sakrifica e familjes Jashari dhe e gjithë luftës çlirimtare.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika