Osmani policëve të rinj: Dëshmuat se keni cilësitë e nevojshme për të shërbyer si gardianë të shtetit

Në fjalën e saj në ceremoninë e diplomimit, Osmani ka deklaruar se me parimet e tyre, policët tashmë kanë dëshmuar cilësitë e tyre për t’i shërbyer vendit. Ajo i ka shprehur urimet e saj policëve të rinj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, u ka uruar gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës nisjen e një rrugëtimi të ri në shërbim të vendit.

Në fjalën e saj në ceremoninë e diplomimit, Osmani ka deklaruar se me parimet e tyre, policët tashmë kanë dëshmuar aftësitë e tyre për t’i shërbyer vendit.

“Të diplomosh në Akademinë e Policisë nuk është një arritje e vogël. Ajo kërkon disiplinë, këmbëngulje dhe një dëshirë për të mbështetur parimet e drejtësisë, të sigurisë dhe të shtetit të së drejtës. Ju keni dëshmuar se zotëroni cilësitë e nevojshme për të shërbyer si gardianë të shtetit dhe qytetarëve tanë..”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka theksuar se është e rëndësishme që Republika e Kosovës të bëhet anëtare fuqiplotë e Interpol dhe Europol, duke theksuar se një gjë e tillë do të përmirësonte bashkëpunimin ndërkombëtar. Sipas saj, tashmë Policia e Kosovës e ka treguar veten.

“Policia e Kosovës është ndërtuar dhe zhvilluar sipas modeleve, vlerave dhe standarteve më të avancuara të vendeve demokratike perëndimore”, ka deklaruar Osmani.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika