Osmani pret në takim Kamberin: Diskutohet për problemet e shqiptarëve të Luginës

E para e vendit, ka pritur në takim deputetin e rizgjedhur në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin. Osmani gjatë takimit e ka uruar deputetin për mandatin e ri duke shtuar se është e rëndësishme që u sigurua vazhdimësia e përfaqësimit të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit

Pamje nga takimi Osmani-Kamberi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani të premten e 22 korrikut, ka pritur në takim deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Presidentja e ka uruar Kamberin i cili ka fituar edhe një mandat tjetër në parlamentin e Serbisë.

E para e vendit ka thënë që përfaqësimi i shqiptarëve nga Kamberi do jetë zë i fuqishëm për kërkesat e shqiptarëve të Luginës.

“Sipas Presidentes Osmani është e rëndësishme që u sigurua vazhdimësia e përfaqësimit të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe se Shaip Kamberi do të jetë zëri artikulues i kërkesave të shqiptarëve”, ka theksuar Osmani.

Ajo më tej ka thënë që në takimet e saj me përfaqësues ndërkombëtar ka ngritur shqetësimin për problemet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Sipas saj është i rëndësishëm koordinimi i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për t’i adresuar të gjitha çështjet që ndërlidhen me pozitën e tyre.

Kurse deputeti Shaip Kamberi ka falënderuar Presidenten Osmani, e cila vazhdimisht  ka folur për problemet me të cilat përballen shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika