Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen këtë të diel.
Osmani vlerëson se sa më masive të jetë pjesëmarrja në votime aq më e qartë do të jetë rruga përpara, njofton Dukagjini.
“Dilni votoni dhe jepni zë vullnetit tuaj! Sa më masive të jetë pjesëmarrja, aq më e qartë rruga përpara. Konstituimi i shpejtë i Kuvendit dhe krijimi pa vonesë i Qeverisë janë jetike për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e vendit.
