Osmani: ShBA-ja nuk ka aleat më të madh sesa shteti dhe populli i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka adresuar një sërë çështjesh që kanë një interes të përbashkët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe emisari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë konferencës për media. Foto19 tetor 2022





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Shtetet Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh sesa shteti dhe populli i Kosovës.

“Historia dëshmon se angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ekzistencial. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme mbështetja e rrugës euroatlantike nga aleatët tonë”, ka deklaruar ajo.

Gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ajo ka bërë të ditur se ka potencuar rëndësinë e fillimit të dialogut strategjik ndërmjet dhe Kosovës dhe Serbisë për iniciativën që kanë marrë ditë më parë.

“Kosova mbetet e përkushtuar për të mbështetur aleatët tanë në mbrojtjen e paqes dhe demokracisë. Mbështetjen për Ukrainën, sanksionet ndaj Rusisë e dëshmojnë më së miri lidhjen tonë me ndërkombëtarët”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu, e para e vendit ka thënë se gjatë takimit me Esocobar-in është diskutuar edhe për nevojën për të ecur përpara në procesin e dialogut, dhe ka theksuar se “Kosova është dhe gjithnjë ka qenë pala më konstruktive në këtë proces dhe po ashtu është e gatshme ta rrisë edhe më shumë angazhimin dhe gatishmërinë saj në mënyrë që të intensifikohet procesi i dialogut”.

“Ne mund të jemi vend i vogël, por duke punuar me ShBA-në do të vazhdojmë me të arritura të mëdha”, ka thënë ajo.

“Jemi të gatshëm ta rrisim intensifikimin e dialogut”

Sipas Osmanit, mbështetjen për Ukrainën dhe sanksionet ndaj Rusisë “e dëshmojnë më së miri lidhjen tonë me ndërkombëtarët”.

“Kosova është pala konstruktive në procesin e dialogut, dhe është e gatshme qe të rrisë edhe më shumë angazhimin dhe gatishmërinë e saj në mënyrë që të intensifikohet procesi i dialogut. Shfrytëzova rastin për të shprehur pakënaqësinë tonë për moszbatim të marrëveshjeve nga ana e Serbisë”, është shprehur ajo.

Sipas saj, Serbia, jo vetëm që ka refuzuar t’i shpërbëjë strukturat kriminale në pjesën e veriut, por, në fakt, vazhdon t’i mbështesë financiarisht dhe politikisht.

“Shfrytëzova rastin për ta shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë tonë për moszbatimin e marrëveshjet të nënshkruara nga ana e Serbisë, duke përfshirë në veçanti refuzimin e vazhdueshëm nga ana e tyre  për shpërbërjen e grupeve kriminale në pjesën e veriut, të cilat vazhdojnë t’i frikësojnë dhe kërcënojnë serbët e Kosovës”, ka deklaruar ajo

Ajo gjatë konferencës për media ka falënderuar aleatët amerikanë për mbështetjen e vazhdueshme, duke thënë se kjo mbështetje dëshmohet sa herë që Escobar është në Kosovë.

Escobar, ka mbërritur në Kosovë, ku fillimisht është takuar me presidenten Osmani në ambientet e Presidencës së Kosovës, takim ky që kishte filluar në orën 08:45.

Po ashtu, emisari amerikan, Escobar pas takimit me presidenten e Kosovës, do të takohet edhe me kreun e Qeverisë, Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Përveç krerëve të shtetit, emisari amerikan pritet të takohet edhe me liderët e partive opozitare.



Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika