Osmani shkon në Tiranë të hënën, do të pritet nga Presidenti Begaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën me 4 shtator do të vizitoj Shqipërinë, pasi pranoi ftesë nga Presidenti Shqiptar Bajram Begaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj. (Foto nga arkivi)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu do të vizitojë Shqipërinë të hënën.

Siç raporton euronews.al., Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore në ambientet e Presidencës, njëherit, edhe nga presidenti Bajram Begaj.

Sipas mediave shqiptare, tanimë është publikuar edhe agjenda e vizitës së Osmanit në Shqipëri.

10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë vizitës së saj në Shqipëri, Presidentja Osmani pritet të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Kjo do të jetë vizita e parë e Presidentës Osmani në Shqipëri, që kur Presidenti Begaj mori detyrën.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika