Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë sot një takim me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në ora 10:00, në Kabinetin e Presidentes.
Mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje në fillim të takimit.
Ndërkohë nuk është bërë e ditur nëse do të ketë konferencë për media pas takimit.
Aktualisht, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në një fazë të ngrirë, si pasojë e situatës së brendshme politike në vend.
Edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit për shkak të moskonstituimit të institucioneve, Kosova po udhëhiqet nga një qeveri në detyrë, e cila ka kompetenca të kufizuara për të marrë vendime, përfshirë edhe ato që lidhen me procesin e dialogut.