Osmani takohet me Hovenierin, diskutojnë për përgatitjet e mbajtjes së zgjedhjeve në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ishte një ndër temat e diskutuara gjatë këtij takimi, njofton Presidenca.

Pos kësaj, Osmani dhe Hovenier diskutuan edhe për përgatitjet lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Tutje, presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, si dhe aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika