Osmani takon ambasadorin francez Guerot, diskutojnë për sigurinë në vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim amabsadorin francez, Olivier Guerot, të cilin e ka informuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për planet e anëtarësimit në BE

Pamje nga takimi





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Sipas njoftimit nga Presidenca, temë e diskutimit të takimit ishin marrëdhëniet bilaterale, koordinimin e Kosovës dhe Francës, si dhe zhvillimet e fundit të sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë.

Osmani ka përsëritur angazhimin proaktiv të institucioneve të Republikës së Kosovës, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e shtetit.

Osmani dhe ambasadori Guerot diskutuan mbi rezultatet e samitit të 18-të të krerëve të shteteve të Frankofonisë të mbajtur në Gjerba të Tunizisë, ku Kosova u përfaqësua nga Presidentja Osmani.

Pamje nga takimi

Në këtë drejtim, presidentja foli edhe për diskutimin me presidentin francez, Emmanuel Macron, gjatë punimeve të samitit si mundësi e mirë që të riafirmohet rëndësia e partneritetit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët.

Tutje, sipas njoftimit, bashkëbiseduesit u ndalën te Samiti i liderëve të shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, me ç’rast, Osmani e informoi ambasadorin Guerot mbi diskutimet e saj me liderët evropianë për përkushtimin e institucioneve dhe popullit të Kosovës, për ta avancuar rrugëtimin evropian, në veçanti planet e Kosovës për aplikim për anëtarësim në BE.





Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika