Osmani takon Bill dhe Hillary Clinton në New York

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua në New York me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të mërkurën me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, dhe ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, gjatë një pritjeje të organizuar në New York.

Ky takim u zhvillua në kuadër të vizitës së Osmanit në SHBA, me rastin e Sesionit të 79-të të Asamblesë Parlamentare të OKB-së.

“Në pritjen e Presidentit Clinton dhe Sekretares Clinton në New York, mes liderëve të shumtë nga shtete mike të Kosovës”, ka shkruar Osmani, teksa ndau disa fotografi nga ky takim.

 

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika