Osmani takon kryeministrin e Eswatinit, diskutohet avancimi i marrëveshjeve në fusha konkrete

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Mbretërisë së Eswatinit, Russell Mmiso Dlamini, gjatë punimeve të Samitit Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përmes një njoftimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se gjatë takimit shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për njohjen e hershme të pavarësisë nga Eswatini, si dhe gatishmërinë për të avancuar drejt lidhjes së marrëveshjeve konkrete në fusha me interes të dyanshëm.

Sipas saj, po ashtu diskutuan për koordinim më të ngushtë në forume multilaterale.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të ndërtuara mbi respekt dhe vizion të përbashkët për paqe dhe zhvillim”, ka theksuar presidentja Osmani.

 

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika