Osmani takon ministrin e Ekonomisë të Arabisë Saudite, flasin për tërheqje të investimeve të reja në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani ka pasur edhe takime të ndryshme me liderë botërorë.

Osmani bën të ditur se në kuadër të Berlin Global Dialogue, ka takuar ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Arabisë Saudite, Faisal bin Fadhil Alibrahim, njofton Dukagjini.

“E falënderova për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe theksova rëndësinë e hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Në prag të Future Investment Initiative që do të mbahet në Riad, diskutuam për mundësitë që kjo platformë ofron për Kosovën për të tërhequr investime të reja dhe për të forcuar lidhjet me tregjet globale”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika