Osmani takon përfaqësuesin e UNDP-së në Kosovë, i kërkon mbështetje për projektet e saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësuesin e UNDP-së në Kosovë, Nuno Querios, me të cilin ka folur për fuqizimin ekonomik të grave, mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe agjendën e gjelbër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me përfaqësuesin e UNDP-së në Kosovë, Nuno Querios.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin e UNDP-së në Kosovë, Nuno Querios, të cilit i uroi mirëseardhje dhe ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në projektet, të cilat do të zbatohen në Kosovë nga UNDP-ja.

Gjatë takimit, presidentja Osmani ka vlerësuar lart kontributin e UNDP-së në mbështetjen e shumë programeve dhe projekteve në Kosovë, veçanërisht ato për gratë, rininë, mjedisin dhe personat me nevoja të veçanta.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani ka kërkuar mbështetje për projektet që janë në prioritetet e mandatit të saj, duke përfshirë fuqizimin ekonomik të grave, mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe agjendën e gjelbër.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i UNDP-së është shprehur i hapur për të bashkëpunuar në këto prioritete, duke marrë parasysh projektet e ngjashme që po zhvillohen në rajon.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për organizimin e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë nga presidentja Osmani.

Po ashtu, ajo ka falënderuar UNDP-në për partneritetin dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika